Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta bashkë me simpantizantët e PL janë nisur drejt Rrugicës së Shpresës, aty ku Sali Berisha është në arrest shtëpie.

Meta theksoi se Partia e Lirisë tashmë është riorganizuar, duke shtuar se beteja me mafien është për jetë a vdekje.

Ilir Meta: Partia e Lirisë ka reflektuar dhe nga nesër nis një riorganizim. Beteja me mafien është betejë për jetë a vdekje. Kjo është një betejë, që ia vlen edhe të vdesësh. Prej kohësh e bëmë të qartë se do të kishim një strukturë të re. Për Vojo Kushin nuk mund të ankohet askush, ai edhe kur mbeti vetëm, kaloi në përjetësi.

Nuk keni pse të keni ankesa për Vojo Kushin. Vojo Kushi është hero i popullit dhe Kryemadhi nuk mund të ketë ankesa për të. Sikur të gjithë këshilltarët e PL do të hidheshin mbi policët e regjimit, do të kishim tjetër Shqipëri. Për mua familja ka rëndësi, Shqipëria ka akoma më shumë rëndësi.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: