TIRANË

Presidenti i Republikës falënderon një tjetër artist që ka deklaruar mbështetjen për 2 marsin. Në një postim në “Facebook”, Meta shkruan shkruan se Kushtetuta duhet të bëhet për çdo shqiptar Bibla dhe Kurani yn dhe se  kush cenon Kushtetutën do të jetë armiku i popullit tonë.

“Një falënderim për Profesor Bujar Kapexhiun për solidarizimin me 2 Marsin dhe përgjegjshmërinë e tij qytetare, intelektuale dhe patriotike.
Ke të drejtë Profesor, Kushtetuta duhet të bëhet për çdo shqiptar Bibla dhe Kurani ynë. Të jetë e paprekshme dhe e padhunueshme me ligje anti-kushtetuese sot e përgjithmonë.
Kush cenon Kushtetutën do të jetë armiku i popullit tonë, sepse vetëm mbrojtja e Kushtetutës na mbron nga rreziqet e brendshme si tirania dhe arbitrariteti, por edhe nga rreziqet e jashtme që janë shtuar.
Vetëm Kushtetuta na mban të bashkuar! ??
#PërKushtetutën #PërRepublikën #PërShqipërinë #PërKombin”, shkruan presidenti Meta.

Meta Fb 1
Meta Fb 1

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb