FRANCË

Presidenti i Republikës Ilir Meta i ka akorduar titullin “Mjeshtër i Madh” ish-kapitenit të Kombëtares shqiptare, futbollistit Edvin Murati. Nga Parisi aty ku ndodhet ende në vizitë zyrtare, Kreu i Shtetit ka vlerësuar kontributin e Muratit në promovimin e Shqipërisë në Francë.

Ky titull ka ardhur në ditën e ditëlindjes së futbollistit që gjatë marrjes së vlerësimit ka qenë i shoqëruar nga familja e tij.

“Sot në qytetin e klubit të famshëm të futbollit Paris-Saint-Germain, pata kënaqësinë e veçantë t’ i akordoja yllit të futbollit tonë, Edvin Murati titullin: ‘Mjeshtër i Madh’. Së bashku me vlerësimin për kontributin e tij në promovimin e Shqipërisë në Francë, një urim të veçantë për të me rastin e ditëlindjes dhe për familjen e tij të dashur, këtë investim të bukur në marrëdhëniet mes vendeve dhe popujve tanë”, shkruan Meta.

Meta Murati (1)
Meta Murati (1)

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb