Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i ka uruar festën e Kurban Bajramit besimtarëve myslimanë.

Kreu i Shtetit, me anë të një postimi në rrjete sociale, shkruan se kjo ditë forcon solidaritetin ndërkombëtar në kapërcimin e çdo pengese.

Meta nënvizon se nuk duhet ndalur përpjekjet për të shëruar plagët e thella të shoqërisë si varfërinë, korrupsionin e padrejtësitë.

Urimi i plotë i Presidentit:

?? Gëzuar Kurban Bajramin!

Urimet më të mira për të gjithë besimtarët dhe qytetarët shqiptarë kudo ndodhen, me rastin e kësaj feste të shenjtë dhe vëllazërore, që na fton në sakrifica për forcimin e solidaritetit mbarëkombëtar dhe kapërcimin e çdo pengese, që frenon ndërtimin e një Shqipërie plotësisht europiane!

Sa më shumë mirësi, mirëkuptim, paqe, begati dhe dashuri në familjet tuaja dhe mes njëri-tjetrit!

Të mos ndalim përpjekjet për të shëruar plagët e thella të shoqërisë, varfërinë, korrupsionin, padrejtësitë, arrogancën dhe arbitraritetin dhe të kujdesemi e të mendojmë më shumë për të mirën e përbashkët, jetimët, të moshuarit, të vetmuarit, të sëmurët dhe për këdo në nevojë.

“Tek Zoti nuk arrin as mishi, as gjaku i tyre (kurbanëve) por devotshmëria dhe përkushtimi Juaj”. Kuran

Zoti ua pranoftë adhurimin dhe lutjet! ??

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb