Presidenti i vendit, Ilir Meta ka kujtuar sot në 553-vjetorin e vdekjes Gjergj Kastriot Skënderbeun, Heroin tonë Kombëtar përmes një statusi në Facebook.

Meta shprehet se padyshim ai mbetet shqiptari më i gjallë ndër shqiptarët e gjallë që diti të na unifikojë në një Besëlidhje të Madhe.

STATUSI I PLOTË

Gjergj Kastrioti Skënderbeu, do të mbetet përgjithmonë ylli polar i kombit tonë, simboli më përbashkues, që diti të na unifikojë në një Besëlidhje të Madhe, kur qenia jonë ishte më e rrezikuar se kurrë, “shqiptari më i gjallë ndër shqiptarët e gjallë”, përcaktuesi kryesor dhe pasaporta më dinjitoze e përkatësisë sonë europiane, Heroi ynë Kombëtar dhe i Europës së Bashkuar.
Krenaria, frymëzimi, fuqia dhe lavdia jonë!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: