VLORË

Presidenti i Republikës Ilir Meta është takuar mëngjesin e sotëm me gazetarët e Vlorës, teksa nuk mungojnë vlerësimet për ta. Meta i cilëson gazetarë kurajozë që të impresionojnë me profesionalizmin e tyre në shërbim të informimit, madje dhe shembull sipas tij, që duhet ndjekur dhe nga disa profesionistë në Tiranë.

“Kush tha, që gazetaria e mirë bëhet vetëm në Tiranë?!
Në Vlorë ka sot një brez të ri gazetarësh kurajozë, që të impresionojnë me profesionalizmin e tyre, në shërbim të informimit, së vërtetës dhe interesit publik.
Shembull, që duhet ndjekur madje dhe nga disa “profesionistë” në Tiranë.
I lumtur të takohesha e të bisedoja me ta, në veçanti për problemet, që mundojnë sot Vlorën dhe vendin tonë. ??”, shkruan Kreu i Shtetit në foton me gazetarët e Vlorës.

Meta Fb
Meta Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb