Ndërsa Princ Leka Zogu i Dytë, dhe aktorja Elia Zaharia kanë publikuar për herë të parë foton e vajzës së tyre Geraldinës, duke uruar edhe Krishtlindjet për çdo shqiptar. një urim vjen edhe për ta.

Është Presidenti Meta ai që përmes një statusi në Facebook i uron Princesësh së vogël jetë të gjatë si dhe të gëzojë vlerat më të mira shqiptare dhe europiane.

STATUSI I PLOTE
I uroj Princeshës së vogël Geraldine, yllit të bukur e më të shndritshëm të kësaj Krishtlindjeje, pasardhëses së re të familjes mbretërore, të ketë jetë të gjatë dhe të trashëgojë vlerat më të mira shqiptare dhe europiane, pjesë e pandashme e gjakut të saj.
Gëzuar festat edhe për të dy prindërit e mrekullueshëm, Princeshë Elia dhe Princ Leka!

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: