Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj thotë se duhet një kornizim me ligj të funksionimit të Presidentit pasi ky i fundit paralajmëroi tubim qytetar më 2 mars.

Ai shton se Policia shqiptare do të hyjë në histori si e para në planet që do të garantojë tubimin e parë anti- qeveritar nga kreu i shtetit.

Po ashtu ai thotë se Meta me këtë vendim ka një çrregullim të skajshëm dhe se e ka kthyer Presidentin në absurditet folklorik.

 

”Koha për të kornizuar me ligj funksionimin e institucionit të Presidentit! Prej 20 vjetësh diskutohet dhe harrohet. Por siç po duket deri në dhimbje tanimë, ideja se kreu i shtetit është individ i vetërregullueshëm, ka vdekur! Republika Parlamentare nuk diskutohet, respektohet.

Fakti që Policia e Shtetit duhet të hyjë në historinë e planetit si e para polici në botë që garanton tubimin antiqeveritar të kreut të shtetit, flet më shumë se një miliardë fjalë për çrregullimin e skajshëm të zotërisë që e ka kthyer Presidentin në një absurditet folklorik.”- tha Lleshaj.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb