Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar me një mesazh 75-vjetorin e fitores mbi nazi-fashizmin.

Përmes një postimi në ‘Twitter’ kreu i shtetit theksoi se Shqipëria ka arsye të ndihet krenare për kontributin e saj gjatë Luftën e Dytë Botërore dhe që prej 11 vitesh është e përkushtuar si anëtare e NATO-s.

“Në 75-vjetorin e fitores mbi nazi-fashizmin, Shqipëria ka arsye të ndihet krenare për kontributin e saj gjatë LIIB dhe që prej 11 vitesh është e përkushtuar si anëtare e @NATO. Të angazhuar për të përmbushur të gjitha detyrimet për të qenë sa më parë edhe anëtarë të BE. ????”, shkruan Meta.
(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb