Palermo, Itali

Presidenti Republikës, Ilir Meta u prit sot me një ceremoni zyrtare në Pallatin Mbretëror të Palermos nga Presidenti i Asamblesë Rajonale të Sicilisë, Z.Gianfranco Miccichè.

Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet tradicionalisht të shkëlqyera dhe strategjike mes Shqipërisë dhe Italisë, duke theksuar domosdoshmërinë e thellimit të mëtejshëm të këtij partneriteti.

Në këtë kuadër, Kreu i Shtetit shqiptar theksoi nevojën e vendosjes së një marrëdhënieje të privilegjuar të Shqipërisë me Rajonin e Siçilisë, kjo edhe për shkak të Komunitetit Arbëresh, që së bashku me emigracionin shqiptar në Itali, është një urë e rëndësishme që lidh ngushtësisht dy popujt dhe vendet tona.

Presidenti Meta gjithashtu shprehu dëshirën, që Sicilia, mund të jetë rajoni i parë në Itali, që mund të miratojë një ligj të posaçëm për mbrojtjen e pakicave linguistike krahinore.

“Dimensioni mesdhetar i Shqipërisë, afron më fort lidhjen e saj me rajonet mesdhetare të Italisë, dhe veçanërisht me ato të jugut. Një marrëdhënie e privilegjuar duhet të artikulohet me Rajonin e Sicilisë, i cili ka një status të veçantë autonomie sipas Kushtetutës italiane. Kjo edhe për shkak se së bashku ndajmë një vlerë të jashtëzakonshme, me peshë të rëndësishme edhe në historinë politike dhe shtetformuese italiane: Arbëreshët.” – nënvizoi Presidenti i Republikës gjatë takimit me Presidentin e Asamblesë së Sicilisë.

“Falë këtij statusi, ne mendojmë se Sicilia mund të jetë rajoni i parë që mund të miratojë një ligj të posaçëm për mbrojtjen e pakicave linguistike krahinore. Komuniteti arbëresh, vlerat, traditat, kultura si dhe personalitetet e dala nga gjiri i tij duhet të nxiten që të ndërtojmë së bashku një të ardhme dhe marrëdhënie sa më të ngushtë. Gjuha arbëreshe është një vlerë dhe pasuri e përbashkët e Shqipërisë dhe Italisë, që duhet ta mbrojmë dhe promovojmë!” – u shpreh Presidenti Meta.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Më tej Kreu i Shtetit informon për vizitën dhe bashkëbisedimin përmes një statusi në “Facebook”.
“????? Shumë i lumtur të vizitoj për herë të parë Palermon, ku pata kënaqësinë e veçantë të mikpritesha nga Presidenti i Asamblesë Rajonale të Siçilisë, z.Gianfranco Miccichè, në Pallatin Mbretëror.
Zhvilluam një bisedë të hapur dhe tepër të ngrohtë, gjatë së cilës theksova nevojën e miratimit të një ligji të posaçëm për mbrojtjen e pakicave gjuhësore krahinore, veçanërisht për faktin se gjuha arbëreshe është një vlerë dhe pasuri e përbashkët e Shqipërisë dhe Italisë mike.
Një marrëdhënie e privilegjuar e Shqipërisë duhet të artikulohet gjithashtu me Rajonin e Siçilisë, si një mundësi e shkëlqyer për të forcuar lidhjet me vendin ku jeton edhe një pjesë e rëndësishme e komunitetit tonë të dashur arbëresh.
I dhurova z.Miccichè një bust të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut, simbol edhe të identitetit tonë të përbashkët europian”, shkruan Meta.

Meta Fb
Meta Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb