Presidenti Ilir Meta mbështet propozimin e opozitës jashtëparlamentare për hapjen 100% të listave.

Në një reagim në ‘Facebook’, Kreu i Shtetit thekson se “Listat e hapura 100 % janë e vetmja rrugë për rivendosjen e parlamentarizmit dhe llogaridhënies në vend”.

Sipas Metës, me këtë formulë populli do të zgjedhë deputetët shumë më mirë se kryetarët, dhe bashkë me ta në të ardhmen duhet të zgjedhë drejtpërdrejt edhe Presidentin e Republikës.

Reagimi i Metës:

Listat e hapura 100 % janë e vetmja rrugë për rivendosjen e parlamentarizmit dhe llogaridhënies në vend.

Populli do të zgjedhë shumë më mirë se Kryetarët, të cilët i kthyen deputetët në kartonngritës shkatërrues të interesit publik, shtetit ligjor dhe demokracisë.

Bashkë me deputetët populli duhet të zgjedhë drejtpërdrejt në të ardhmen edhe Presidentin e Republikës.

Koha që shqiptarët të zgjedhin dhe të flasin vetë!

SOVRANITETI NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË I PËRKET POPULLIT! ??

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb