Presidenti i Republikës ka publikuar fotografitë e një vizite që ka zhvilluar në Uka Farm, së bashku me presidentin bullgar, Rumen Radev.

Meta nënvizon se ishte kënaqësi të kujtonte së bashku edhe me Profesor Rexhep Ukën, disa nga intelektualët dhe profesorët e nderuar të Universitetit Bujqësor, një pjesë e të cilëve studiuan në Bullgari, si Prof.Avni Oktrova, Prof.Mentor Përmeti, Prof. Jolanda Selimi dhe Prof. Llazar Haxhinasto.

Kreu i shtetit vlerëson se duhen nderuar ata intelektualë që u arsimuan në Bullgari dhe dhanë kontribut të çmuar në Shqipëri.

  • foto galeri

Postimi i presidentit Ilir Meta:

Vizitë e paharruar në Uka Farm me Presidentin e Bullgarisë, Sh.T.Z Rumen Radev.

Kënaqësi të kujtonim, së bashku edhe me Profesor Rexhep Ukën, disa nga intelektualët dhe profesorët e nderuar të Universitetit Bujqësor, një pjesë e të cilëve studiuan në Bullgari, si Prof.Avni Oktrova, Prof.Mentor Përmeti, Prof.Jolanda Selimi dhe Prof.Llazar Haxhinasto.

Nuk mund të mos kujtonim me mirënjohje edhe çiftin e mrekullueshëm bullgar Jovani dhe Jovanka, të cilët ndihmuan dhe trajnuan bujqit e Laknasit në vitet ’50-’60.

Nderim të gjithë intelektualëve tanë që studiuan në Bullgari dhe dhanë një kontribut historik për zhvillimin dhe modernizimin e Shqipërisë tonë. ?????

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb