TIRANË

Presidenti i Republikës Ilir Meta tërheq sërish vëmendjen për t’i dhënë kohën e duhur të rinjve që të jenë pjesë e vendimmarrjes në çdo nivel.

Në një mesazh në “Facebook”, pas takimit që zhvilloi sot me një përfaqësi të Rrjetit Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri, Presidenti Meta shkruan se rinia duhet mbështetur për të ndalur shpopullimin e vendit.

“E gjithë koha dhe vëmendja jonë duhet të jetë e fokusuar tek të rinjtë.
Studentët duhet të dëgjohen, t’u jepet çdo shans dhe t’u krijohet çdo mundësi.
Të rinjtë meritojnë të jenë pjesë e vendimmarrjes në çdo nivel.
Të mbështesim rininë për të ndalur shpopullimin e Shqipërisë! ??”, shkruan Kreu i Shtetit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: