Meta takohet me kryetarin e Kuvendit të Kuvajtit: Mirënjohje për mbështetjen humanitare dhe financiare

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka zhvilluar një takim me kryetarin e Parlamentit të Kuvajtit Marzouq Al-Ghanim

Në një reagim në Facebook Meta shprehet se në fokus të këtij takimi ishte forcimi i marrëdhënieve mes dy vendeve.

Statusi:

Një takim i ngrohtë në Valletta me Kryetarin e Parlamentit të Kuvajtit, Marzouq Al-Ghanim.

Vlerësova rolin dhe kontributin e Tij në forcimin e marrëdhënieve tradicionale të shkëlqyera mes dy vendeve tona mike.

Mirënjohje për vëmendjen dhe mbështetjen, si dhe për ndihmat e vyera financiare dhe humanitare të dhëna ndër vite nga Kuvajti në fusha të rëndësishme.

Meta

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb