TIRANE- Presidenti i Republikës, Ilir Meta ndodhet në Napoli, ku ka zhvilluar një takim me kreun e kësaj bashkie Luigi de Magistris.

Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Meta thotë se miqësia me kryebashkiakaun e Napolit është një miqësi që nga koha e heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, ndërsa e ftoi Luigi de Magistris të vizitojë Shqipërinë.

Statusi i plotë:

Kënaqësi të vizitoj Napolin dhe të takoj kryebashkiakun, Luigi de Magistris. Një miqësi në shekuj që nga koha e heroit tonë kombëtar Skënderbeu. Mirëpresim kryetarin de Magistris të vizitojë Shqipërinë.?????

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: