Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka deklaruar nga Durrësi se do të ketë komunikim javor të rregullt nga qyteti bregdetar për procesin e ecurisë së zgjedhjeve.

Meta thotë se uron zgjedhje të qeta e të mbara për Durrësin, teksa garanton qytetarët se do të ketë një bashkëpunim të vazhdueshëm me ta.

‘’Çdo javë këtu në Durrës do të kemi kominikim të vazhdueshëm për procesin e ecurisë së zgjedhjeve.
Uroj zgjedhje të qeta e të mbara, aq më tepër në Durrës. Dhe do të jemi në bashkëpunimt të vazhdeushëm.
Do të jemi në bashkëpunim të vazhdueshëm, derisa barazia e votës të vendoset më 25 prrill për 100 vitet që vijnë. Që të ketë besim, të ardhme, rini anembanë Shqipërisë.’’- tha Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb