Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta me anë të një postimi në Facebook ka reaguar pas ndeshjes së sotme të Kupës së Botës në Katar ku Zvicra mundi Serbinë në shifrat 3 me 2, përfshirë këtu edhe një gol të Xherdan Shaqirit.

“Shumë urime Shaqirit, Xhakës dhe shokëve të tyre”, shkroi Meta në llogarinë e tij duke uruar 2 lojtarët me origjinë shqiptare për këtë fitore e cila siguron kalimin e ekipit zviceran në raundin tjetër të Kupës së Botës ku do të përballen me Portugalinë e Cristiano Ronaldos.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: