“Mjeshtri i madh”, regjisori dhe aktori Mevlan Shanaj ishte i ftuar në Podcastin “Çështja është” të Aleksandër Çipës ku shprehu shqetësimin e tij për atë që e cilëson si degradim, injorim e shkatërrim të artit, traditës e kulturës në vend. Sipas Shanajt, shteti ynë është i papërfunduar, pasi i nënshtrohemi prijësit dhe jemi të varfër.

Mevlan Shanaj ia ka shprehur shqetësimet e tij Sandër Prosit në një shkrim që e lexoi gjatë intervistës.

“Sandër Prosi, e di ti që prej 10 vjetësh mungon filmi artistik në Shqipëri? Sipas medias shfaqen me pompozitet nëpër premiera të mahnitshme, por te publiku asgjë nuk shënohet nga këto realizime!

Asnjë karakter nuk kam dëgjuar të përmendet apo të lenë gjurmë në memorien e shikueseve! Sandër asnjë nga aktorët e kinemasë nuk e ngre zërin, për këtë mjerim artistik, kur them asnjë po asnjë për be !!!! Po thuajse mbi 97/100 e tyre janë në “agjirim” se ti edhe këtë fjalë e ke harruar! Mik i shqiptarëve! Në ekranin shqiptar ka rënë flama, të kujtohet ajo sëmundja e pulave, që ngordhnin në masë?!!

Pooooo, ka ngordhur arti, ka ngordhur krijimtaria! Të gjithë profesionistët e ekranit që nga regjisorët që ende frymojnë dhe ata pak dramaturgë të filmit me shpurën e aktorëve që fryhen me të shkuarën kanë mbetur pa përjashtim në fushën ku korbat u lëshojnë glasat!”, deklaron Mevlan Shanaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb