Khing Hnin Wai është një instruktore palestre që jeton në Pyinmana, Mianmar. Sipas mediave vendase ajo ndodhej në qendër të qytetit dhe po zhvillonte rutinën e saj ditore, pa e ditur se prapa, po zhvillohej një grusht shteti.

Në videon që Khing ka publikuar në rrjete sociale, shfaqet duke bërë ushtrime fizike, pa e vënë re se kolona automobilash ushtarake po drejtoheshin drejt parlamentit. Disa përdorues të rrjetit vendosën në dyshim vërtetësinë e videos, megjithatë Khing Hnin Wai ka një seri videosh të tjera teksa bën stërvitje, dhe ato i dokumenton në “Facebook”.

E reja ka treguar për mediat se stërvitjen po e bënte në vazhdën e përgatitjes së një konkursi, duke shtuar se nuk ka bërë asgjë për famë. Sakaq, grushti i shtetit ka nisur pasi ushtarët e njohur si Tatmadaw, pretendojnë se ka një manipulim në zgjedhjet e kaluara të zhvilluara në nëntor. Por deri më tani asnjë provë manipulimi të pretenduar nuk është vërtetuar deri më tani.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb