SHBA

Mick Jagger thuhet se është fejuar me të dashurën e tij, balerinën 36-vjeçare, Melanie Hamrick. Ajo u pa javën e kaluar me një unazë fejese.

Edhe pse Hamrick pretendoi se ishte vetëm një unazë premtimi, miqtë e çiftit pohojnë se të dy janë fejuar zyrtarisht. Ata shtuan se ajo e pranoi fejesën gjatë një fluturimi për në New York.

Një burim që foli për The Mirror pohoi:

Melanie ishte në Teatrin Amerikan të Baletit dhe po u thoshte miqve të saj se ishte fejuar me Mick. Ajo ishte shumë e qartë se unaza e saj ishte një unazë fejese dhe tani ajo është e fejuara e tij. Familja e saj gjithashtu e di që ata janë fejuar dhe janë të emocionuar.

Megjithatë, nuk ka plane që ata të martohen në të ardhmen e afërt.

“Nuk ka plane për martesë, por për Melanie-n ka shumë rëndësi fejesa. Të gjithë miqtë e saj janë të lumtur për të,” -shtoi burimi.

Edhe pse kanë një diferencë prej 43 vjetësh, duket se kjo nuk është aspak problem për çiftin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: