Manjati mediatik Robert Murdoch ka zyrtarizuar fejesën me biologen molekulare ruse në pension Elena Zhukova, 67 vjeç, ka konfirmuar ekipi i tij, shkruan BBC.

92-vjeçari thuhet se ka disa muaj që është në lidhje me biologen molekulare ruse në pension Elena Zhukova, 67 vjeç.

Dasma, e cila pritet të bëhet këtë vit në vreshtin dhe pronën e tij në Kaliforni do të jetë fejesa e pestë, por e gjashtë e Murdoch.

Ai dha dorëheqjen si kryetar i Fox dhe News Corp vitin e kaluar.

Sipas New York Times, e cila dha lajmin, dasma është planifikuar për në qershor dhe ftesat tashmë janë dërguar.

Murdoch, i lindur në Australi nisi të frekuentohej me zonjën Zhukova menjëherë pasi fejesa e tij me Ann Lesley Smith përfundoi papritmas në prill 2023.

Ish-gratë e tjera të zotit Murdoch ishin stjuardesa australiane Patricia Booker, gazetarja skoceze Anna Mann, zonja Deng dhe modelja dhe aktorja amerikane Jerri Hall.

Zonja Zhukova ishte e martuar më parë me miliarderin rus të naftës Alexander Zhukov, ndërsa vajza e tyre Dasha, ishte e martuar me oligarkun rus Roman Abramovich deri në vitin 2017.

Rupert Murdoch filloi karrierën e tij në Australi në vitet 1950, duke blerë përfundimisht gazetat News of the World dhe The Sun në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 1969.

Ai bleu më pas botime të shumta amerikane, duke përfshirë New York Post dhe Wall Street Journal.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb