Microsoft ka ndërmarë një fushatë në ndihmë të krizave humanitare që vijnë nga fatkeqësitë natyrore dhe ato të shkaktuara nga njeriu.

Kompania ka ndërmarë programin “AI for Humanitarian Action”, një program i ri pesëvjeçar prej 40 milionë dollarësh që synon rritjen e potencialit të inteligjencës artificiale në shërbim të ndërhyrjeve të menaxhimit emergjent për mbrojtjen e fëmijëve, refugjatëve si dhe për promovimin e respektit për të drejtat e njeriut.

Programi, thuhet në deklaratë, do të zhvillohet në bashkëpunim të ngushtë me organizatat humanitare dhe joqeveritare dhe siguron përdorimin e subvencioneve, investimeve teknologjike dhe kompetencave të përbashkëta.

Bëhet fjalë për propozimin e tretë të Microsoft-it në kontekstin e iniciativës “AI for Good” e nisur në korrik 2017, që synon qasjen demokratike dhe shpërndarjen e gjerë të përfitimeve që lidhen me të. Kjo iniciativa deri më tani ka arritur një investim prej 115 milionë dollarë.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb