Aktori i mirënjohur Mehdi Malkaj nuk ka munguar edhe në këtë protestë të dhjetë në Tiranë.
Ai ka bërë thirrje që shqiptarët të qëndrojnë të bashkuar dhe të mos lejojnë shkatërrimin e Shqipërisë.
“Kanë tentuar ta ç’kyejnë Shqipërinë, e kanë bërë copë-copë. E kemi ne për detyra ta mbrojmë Shqipërinë tonë. I bëj një thirrje Dardanisë, Kosovës, se edhe ata kanë derdhur shumë gjak për të ngritur flamurin në Vlorë”, u shpreh ai.
