Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka vlerësuar mikpritjen që i është bërë në Tokio delegacionit Olimpik shqiptar, pjesëmarrës në Lojërat Olimpike Tokyo2020.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Veliaj shpreh falënderime për Grupin Parlamentar Japoni-Shqipëri, për kontributin e dhënë, ndërsa i cilëson si një urë lidhëse mes dy kombeve tona.

“Faleminderit Shkëlqesisë së tij Minoru Kiuchi për mikpritjen e Shqipërisë në Tokio për Lojërat Olimpike. Grupi Parlamentar Japoni-Shqipëri është një urë e madhe lidhëse midis kombeve tona”, shkruan kryebashkiaku Veliaj, teksa poston edhe foto nga takimet e zhvilluara.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb