Një telefonatë e fundit dhe largimi për të mos u kthyer më. Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar për “BalkanWeb” detaje të tjera për zhdukjen e 43-vjeçari Rruzhdi Hoxha në Tiranë, baba i dy fëmijëve dhe pronar i një biznesi inertesh në dalje të Kamzës.

Lala raportoi se Hoxha ka qenë duke pirë kafe diku pranë autostradës Tiranë-Durrës pasi është telefonuar nga miku i tij Ferdinand Rrushi dhe kanë lëvizur me makinën e tij në drejtim të Zall Herrit.

Ndonëse fillimisht u regjistrua si largim nga shtëpia, policia po heton për një rrëmbim të mundshëm për shkak të borxheve pasi biznesi i tij është drejt falimentimit.

Ferdinand Rrushi

  • foto galeri

“Po hetohet për akuzën e rrëmbimit dhe mbajtjes peng të personit.

Miku i tij ka pohuar se pas takimit me Hoxhën dhe një xhiroje me makinë e ka kthyer sërish në lagje dhe ka mohuar të ketë gisht në zhdukjen e tij.

Hoxha ishte larguar dhe herë të tjera nga banesa, por ishte kthyer brenda 2-3 ditësh. Familjarët e tij janë pyetur, por nuk kanë dhënë emra të dyshuar. Janë këqyrur kamerat e sigurisë në zonën pranë Shkollës së Bashkuar ku është gjetur telefoni i tij. Ndërkohë që është thirrur djali dhe vëllai i 43-vjeçarit për të këqyrur telefonin, i cili është gjetur ditën e djeshme. Policia po vijon kontrollin e zonës. Aktualisht miku i tij eshte shoqeruar, kjo per kete ngjarje, por pasi rezulton ne kerkim per llogari te shetit italian, per droge. ”, raportoi Lala.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb