Përmbytjet katastrofike kanë shkaktuar një situatë shumë të rëndë në zonat e prekura në Gjermani.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka publikuar fotot e disa qytetarëve shqiptarë që jetojnë e punojnë prej disa vitesh në Gjermani, të cilët kanë shkuar vullnetarisht në një nga zonat e goditura më shumë (Bad Neunar) për të ndihmuar banorët e këtij qyteti në pastrimin nga aluvionet e shumta të reshjeve katastrofike që pushtuan zonën.

Balla në postimin e tij në facekook shkruan se miku i mirë është ai që të gjendet në ditë të vështira.

Kujtojmë se Taulant Balla është Kryetar i Grupit të Miqësisë Shqipëri-Gjermani.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Postimi i plotë i Taulant Ballës:
?????

Pas dëmeve jashtëzakonisht të mëdha, disa shqiptarë që jetojnë prej vitesh në Gjermani, kanë shkuar vullnetarisht në një nga zonat e goditura më shumë (Bad Neunar) për të ndihmuar banorët e këtij qyteti në pastrimin nga aluvionet e shumta të reshjeve katastrofike që pushtuan zonën.

#mikuimirenediteteveshtira ?

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb