Për momentin pankina e Stefano Piolit nuk është në rrezik, por barazimi ndaj Lecces zhgënjeu të gjithë ambientin kuqezi në Milano, të cilët e panë suksesin ndaj PSG-së si një pikë kthese në një muaj vërtet për t’u harruar.

Takimi në Champions me Dortmundin është vendimtar, jo vetëm për të ardhmen e trajnerit, por edhe të ekipit në rrugëtimin e kompeticionit më të rëndësishëm për klube.

Pushimi për shkak të impenjimit të kombëtareve i jep pak kohë skuadrës së Milanit për t’u përgatitur sa më mirë. Aktualisht, ekipi në Champions League renditet në vendin e 3-të të grupit me 5 pikë.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: