Rafa Leao po kthehet në një shqetësim për Milan. “Djalli” vendosi më në fund ta nxjerr në shitje, por sulmuesi portugez po i bën bllok çdo oferte që ka ardhur deri në këtë pikë të merkatos. Me Aston Villa-n ishte thuajse e mbyllur si marrëveshje, me dy klubet që kishin gjetur akordin total, por në fund ishte portugezi që vendosi veton, duke mos pranuar transferimin në Angli. E njëjta situatë edhe me Al Hilal, me Leaon që nuk e mori mundimin të dëgjonte ofertën e sauditëve.
Leao vijon t’i qëndrojë idesë së tij, ose largohet në Turqi, te Gallatasari, ose do të respektojë kontratën me Milan, pra do të mbajë të veshur fanellën kuqezi edhe për dy vite të tjera.
Në pritje që Milan të pranojë ofertën e Gallatës, Leao vijon të stërvitet i diferencuar duke humbur në këtë mënyrë edhe sfidën e radhës në Serie A, atë kundër Venezia-s.
