Jo vetëm PSG. Sipas Sky Sport, së fundmi, Chelsea ka shfaqur interesim për Milan Skriniar. Blutë e Londrës kërkojnë të shfrytëzojnë në maksimum marrëdhëniet e mira që kanë me klubin nga Milano, për të gjetur “çelësin” që të çon te mbrojtësi.

Pasi mbyllën transferimin e Romelu Lukaku në Milano, po përgatitet një tjetër operacion, por tashmë në krahun tjetër.

Inter ka refuzuar deri tani të gjitha ofertat e PSG për sllovakun Skriniar, pasi nevojiten më shumë se 70 milionë euro për ta bërë fakt të kryer shitjen e lojtarit. Për momentin, gjigandi i Premier League Chelsea nuk ka bërë ndonjë propozim konkret, por po qëndron pas dere, për të qenë gati për ndonjë aksion të mundshëm.

Jj
Jj

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb