Milani është rikthyer te fitorja pas katër ndeshjesh. Ekipi i Gatuzos ka arritur të fitojë mes vështirësive ndaj Spalit me rezultat të ngushtë 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të në Serie A.
Pjesa e parë u karakterizua u dominua nga Milan, por ishin të dyja skuadrat që arritën të shënojnë nga një gol. Në pjesën e dytë, Rossonerët ishin më të mirë dhe arritën të gjejnë edhe golin e fitores.
Luhej minuta e 64-të e ndeshjes kur në skenë doli Gonzalo Higuain që u zhbllokua pas një kohe të gjatë duke shënuar një gol që vlen shumë.
Me këtë fitore, Milani shkon në vendin e pestë, me 31 pikë në total, dhe vetëm 1 larg Lacios së vendit të katërt.
BalkanWeb
