Gonzalo Higuain thotë mjaft. Sulmuesi i njohur argjentinas ka vendosur të largohet nga futbolli i luajtur në moshën 34 vjeçare.

Ai ka patur një karrierë mjaft të pasur, ku ka luajtur për Real Madrid, Napoli, Milan dhe Juventus.

El Pipita debutoi me Kombëtaren e Argjentinës në vitin 2009. Sa i takon statistikave, në 75 ndeshje me përfaqësuesen, gjeti rrugën e rrjetës plot 31 herë.

Higuain, do të luajë edhe 2 ndeshje me Inter Miami në SHBA, skuadër që është në pozitat e playoff-it në Konferencën Lindore të Major League Soccer.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: