Milan dhe Stefani Pioli mund të buzëqeshin. Në prag të ndeshjes shumë të rëndësishme kundër Atalantës, skuadra kuqezi mund të mbështetet sërish te tre lojtarë të rëndësishëm. Ante Rebic dhe Rade Krunic janë shëruar nga Covid-19, pasi kanë rezultuar negativë në dy testet e fundit molekularë.

Photo Lapresse Spada September 21 , 2020 Milan ( Italy ) Soccer A.c. Milan Season 2020 2021 Serie A Milan Vs Bologn
Photo Lapresse Spada September 21 , 2020 Milan ( Italy ) Soccer A.c. Milan Season 2020 2021 Serie A Milan Vs Bologn

Po ashtu, edhe Theo Hernandez është gati të zbresë në fushë të shtunën në mbrëmje. Futbollisti francez ishte në izolim pasi dyshohej se ishte prekur nga Coronavirus, por testet e fundit kanë treguar se ai ishte fals-pozitiv. Kështu, të tre lojtarët do bashkohen menjëherë në stërvitje, duke lehtësuar Milanin nga emergjenca e mungesave.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: