Pas fundit të lidhjes me Johnny Deep, Amber Heard nuk gjen paqe. Duket se ka marrë fund edhe lidhja e saj me Elon Musk. 46 vjeçari miliarder afrikano –jugor
themelues i Tesla-s duket se e ka lënë.

Sipas asaj që shkruan DailyMail, artistja duket e shkatërruar për këtë ndarje. Motivet nuk dihen akoma, por duket se atij nuk i kanë pëlqyer disa qëndrime të artistes, e akuzuar se është manipuluese dhe egoiste.

Marrëdhënia e tyre u bë zyrtare në prill, kur të dy u fotografuan në Australi, gjatë xhirimeve të ‘Acquaman’, në të cilën artistja është protagoniste.

Të dy kishin kaluar histori dashurore të komplikuara, ajo pas ndarjes së bujshme me Johnny Deep, ndërsa ai me ndarjen nga Talulah Riley.
(da.xha/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: