KOSOVË- Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, e ka porositur kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinajn, që të ketë parasysh se askush nuk ia garanton postin e kryeministrit, pas datës së zgjedhjeve.

Në emisionin “Debat D” në RTV Dukagjini, Kusari-Lila kujtoi disa herë veprimet e PDK-së që, sipas saj, kanë shkuar në dëm të subjekteve politike.

Madje, ajo sot tha se ka qenë fyerje për familjet, kur në fshatin Shqiponjë të Gjakovës u bë fushatë në ditë përkujtimore të rënies së 33 dëshmorëve të këtij fshati.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb