Në mbledhjen e sotme të Këshillit Kombëtar, Jorida Tabaku i është përgjigjur ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi as progres raportit të cilit ai prezantoi.

Tabaku theksoi se situata ministri paraqiti një situatë rozë, por që në fakt sipas Tabakut e vërteta nuk është ashtu, pasi kjo nuk reflektohet kudo.

“Si shqiptare ndihem keq sa herë lexoj një raport ndërkombëtar i cili evidenton një realitet krejt tjetër nga ai që Ministri Çuçi flet i cili është me një qasje “shumë rozë”. Mjafton vetëm ti referohet raportit të Global Iniciative Network i cili evidenton se sëfundmi janë pastruar 700 milion euro dhe vitet e fundit kjo shifër shkon 1.6 miliard euro. Po ashtu po të shohim raportin e Departamentin Amerikan të Shtetit “përpjekjet e qeverisë për të parandaluar rritjen e pastrimit të parave në vend nuk kanë qenë efektive për arritjen e rezultateve të mira gjatë vitit të kaluar.”, tha Tabaku.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb