Ministri i jashtëm gjerman, Heiko Maas ka bërë me dije se zgjidhjet e konflikteve në Ballkanin Perëndimor duhet të dakordohen me BE.

Mass e ka vendosur këtë si kusht nëse vendet e Ballkanit Perëndimor duan perspektivë europiane. Veçanërisht ai ka veçuar rastin e Kosovë- Serbi, për të cilën thotë se duhet dakordim me BE duke ditur që në lojë është edhe SHBA, apo pse jo dhe Rusia.

 

 

“Nëse Ballkani Perëndimor dikur do të vijë në Europë duhet që dialogun, para së gjithash ta zhvillojë me Bashkimin Europian.Unë besoj, se në Ballkanin Perëndimor e dinë këtë, dhe se Bashkimi Europian do të forcojë angazhimin e tij, pikërisht tani.

 

Kjo do të jetë një temë tani, ne jemi angazhuar në pandeminë e  Coronës që fqinjësia jonë e drejtpërdrejtë me Ballkanin, por edhe fqinjësia lindore të mos harrohet, e natyrisht, ne duam të japim kontribut që të ketë një zgjidhje politike në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në konfliktin mes Kosovës e Serbisë. Dhe këto vende duhet që këto zgjidhje t’i dakordojnë me Bashkimin Europian, nëse e duan një perspektivë europiane.”, nënzivon për DW ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb