PARIS – Ministri i Brendshëm francez, Bernard Cazeneuve deklaroi sot se do të mbyllen të gjitha ato xhami ku bëhet predikohet dhe bëhet thirrje për dhunë.

I ftuar në televizionin “France 2”, Cazeneuve pohoi se gjithçka është një luftë për të sulmuar predikuesit e urrejtjes.

“Nuk e shikoj gjendjen e jashtëzakonshme vetëm si luftë për të sulmuar predikuesit e urrejtjes, por gjendja e jashtëzakonshme duhet të na lejojë të jemi më të shpejtë”, tha ministri i Brendshëm.

Në kryeqytetin francez, Paris, mbrëmjen e 13 tetorit ekstremistë të shtetit Islamik ekzekutuan 132 persona, si dhe plagosën qindra të tjerë.
(ed/me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: