Qendrat e vetme që jemi duke hapur janë ato për riatdhesim, të paktën një në çdo rajon dhe ne nuk do të bëjmë qendra të reja pritëse, theksoi ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini, duke iu përgjigjur rezultateve të Këshillit të BE mbi emigracionin.

“Duhet dhe dua të punoj në harmoni me qeverinë tuniziane”, tha Salvini gjatë një panairi pune në Milano.

“Kam dëgjuar ministrin e Infrastrukturës, ne gjithashtu do të lëshojmë një qarkore që të mbyllen portet jo vetëm për zbarkimet por edhe në aktivitetet e furnizimit të OJQ-ve, të cilat janë të padëshiruara në Itali”, tha ministri i Brendshëm, shkruan atsh.

“Anije të huaja, të financuara në mënyrë të fshehtë, nuk do të prekin tokën tonë”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb