Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas paralajmëroi sot se Afganistani mund të përballet me një katastrofë humanitare, sapo të vijë dimri.

“Duhet të merren masa të shpejta për ta shmangur këtë”, tha politikani i qendrës së majtë në bisedimet me homologët e tij të BE-së, në Slloveni.

“Unë mendoj se është e mundur të kontribuohet me masat e stabilizimit dhe me bashkëpunimin për zhvillimin”, shtoi Maas.

I pyetur se sa shpejt paratë e ngrira të zhvillimit gjerman mund të rrjedhin përsëri, Maas tha se kjo do të varet nga zhvillimet në Afganistan në ditët e ardhshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb