Ofensiva e Rusisë në Ukrainë ka ngecur në të gjitha frontet. Kështu është shprehur Ministria e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar. Më tej, bëhet e ditur se rusët kanë bërë përparim minimal në tokë, det e ajër ditët e fundit dhe ato vazhdojnë të pësojnë humbje të mëdha në njerëz dhe artileri.

Përmbledhja shton se forcat ruse kanë “bërë përparim minimal në tokë, det ose ajër në ditët e fundit dhe ato vazhdojnë të pësojnë humbje të rënda”.
“Rezistenca ukrainase mbetet e palëkundur dhe e mirë-koordinuar. Shumica dërrmuese e territorit ukrainas, duke përfshirë të gjitha qytetet e mëdha, mbetet në duart e Ukrainës”, thuhet në deklaratë.

Ushtria e Ukrainës thotë se përpjekjet e Rusisë tani kanë kaluar në sulme ajrore, bombardime dhe granatime të popullatës civile, sepse ata kanë qenë “të pasuksesshëm” në operacionet e tyre tokësore.
Moska ka regjistruar vetëm rreth 500 vdekje të trupave deri më tani, por inteligjenca amerikane vlerëson se është afër 7,000 personel.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb