Deputeti i PD, Ervin Salianji ka komentuar reagimin e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë për fillimin e procedurave për zëvendësimin e ambasadores amerikane Yuri Kim.

E kuptoni çfarë turpi është njoftimi i MPJ! Edi Rama kërkon të krijojë perceptimin sikur ka ndonjë rol në emërimin dhe shkarkimin e ambasadorëve amerikanë! Mendoj qe njoftimi është kundërpërgjigje e qeverise për qëndrimet publike të ambasadores për moskapjen e pjesëve të pakapura të sistemit të drejtësisë, apo SPAK! Me këtë njoftim qeveria i jep sinjale kujtdo që mos dalin nga rreshti, që shiko, ambasadorja iken, Rama është ketu. Është tentative e Ramës për te krijuar idene e nje regjimi të plotë, qe gjithçka varet prej tij! Dhe jep mesazhin tjetër sikur këta idiotët që bëjnë këto përcaktojnë se kush do të jetë ambasadori amerikan në Shqipëri. E kuptoni çfarë logjike apo jo?”, ka thënë Salianji për emisionin ‘Task Force’.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb