Në programin “Dola te Ola” këtë të diel ishte i ftuar deputeti Dashamir Shehi, i cili ndër të tjera rrëfeu emocionet dhe rëndësinë e takimeve që ka kryer gjatë kohës kur ka mbajtur poste të rëndësishme, si të ministrit dhe zëvendëskryeministrit.

Deputeti zbuloi se si një nëpunës i lartë i asaj kohe ka realizuar vizita pune në vende të ndryshme të botës. Dashamir Shehi theksoi se vizitat e atëhershme ishin jetike dhe kishin më shumë vlerë se sa ato sot.

Ata shkonin nëpër vende të ndryshme për të kërkuar fonde, dhe shpesh herë teksa paraqisnin projektet ndiheshin inferiorë. Dashamiri theksoi se ka mundur të jetë një nëpunës i mirë i shtetit dhe të nxjerrë gjithmonë anët e mira të Shqipërisë.

Një prej takimeve të asaj kohe është dhe ai me ministren e parë të Punës së Danimarkës, e para ministre që shkelte në Shqipëri, rreth viteve ‘92-‘93. Dashamir Shehi tha se i tregoi ministres vendet e bukura të Shqipërisë, duke e çuar të shihte Llogaranë, plazhet e jugut, Krujën, etj.
Ministrja e Danimarkës ishte mrekulluar nga natyra e mahnitëse e vendit tonë, dhe falë saj Danimarka dha miliona lekë për Shqipërinë.

Shehi shtoi se ajo iku me idenë se ky vend mund të bëhej dhe me porosinë që mos ta prishnin natyrën shqiptare.
Deputeti u shpreh se nëse sot ministrja e Danimarkës do të rikthehej në vendin tonë nuk do të ikte më me të njëjtat përshtypje.

Më tej Shehi theksoi se Shqipëria është mbajtur në këmbë nga Banka Botërore dhe vendet perëndimore, si Italia, Gjermania, Brukseli, etj. dhe atyre duhet t’ia dimë për faleminderit dhe jo vendeve lindore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb