Nga: Erjola Jata

TIRANE- Të gjithë punonjësit e Ministrisë së Financave e të institucioneve në varësisë si Tatime e Dogana do të duhet që këtë vit të riplanifikojnë lejen e tyre vjetore, nëse kanë planifikuar për t’i kryer ato në periudhën 25 maj deri në 30 qershor.

Në një urdhër që mban datën 30 maj të firmosur nga ministrja e Financave, Helga Vukaj dhe të siguruar nga News 24 dhe BalkanWeb thuhet se në bazë të legjislacionit planifikimi dhe kryerja e lejeve duhet të vijojë nga datat 1 Korrik dhe në vazhdim.

letra

Por dhe ato punonjës të cilët janë duke i kryer lejet vjetore gjatë periudhës që përkon me fushatën zgjedhore pra 25 maj deri në 30 qershor duhet të ndërpresin pushimet dhe të rikthehen në detyrë për t’i kryer ato duke nisur nga fillimi i muajit Korrik. Sipas ministres së Financave, nëse ky urdhër nuk gjen zbatim ai do të sjellë përgjegjësi disiplinore sipas legjislacionit në fuqi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb