Ish-deputeti i Partisë Demokratike Genc Pollo i ftuar në emisionin ‘Open’ në News24 ka folur mbi projektin e Portit të Durrësit teksa tha se faktet mbi gjithë çështjen dihen dhe se mbrojtja e këtij projekti është thuajse e pamundur përmes këtyre fakteve.

Pollo shtoi se ministrja e Financave Ibrahimaj e pranoi se kompanive off-shore të përfshira në marrëveshje nuk i dihen pronarët, dnërsa shtoi se një tjetër shqetësim në lidhje me projektin është garancia financiare e cila nuk po jepet nga një institucion financiar por nga një kompani e cila sipas tij mund të falimentojë.

“Faktet dihen, opozita mjafton të lexojë hulumtimet e gazetarëve. Mbrojtja e këtij projekti është thuajse e pamundur përmes këtyre fakteve, por nëse Rama ia doli të shmangë atëherë kthehemi te ministrja Ibrahimaj, që sërish nuk ishte shumë e qartë në atë që tha. Deputetët si dele do e ngrenë dorën për fat të keq si e kanë ngritur me teatrin kombëtar. Të njëjtën retorikë ka mbajtur Rama në mbrojtje të inceneratorëve dhe kur erdhi puna i bëri thirrje SPAK-ut pasi burgosi një nga ana e tij.

Alabbari mund të vërë 80 nga xhepi apo nga banka, këtë nuk e dimë, këtu po përpiqen të gënjehen njerëzit. Kompanitë off-shore e pranoi ministrja që nuk i dihen pronarët nëpër dhëmbë. Ka një sërë problemesh dhe dyshimesh, garancia financiare nuk po jepet nga një institucion financiar por nga një kompani që mund të falimentojë. Shqetësimi më i madh është një zyrë dykatëshe ku po bëjnë fushatë hidhni paratë se do merrni apartamente, kam frikë se këta njerëz mund të humbasin paratë e tyre dhe ky projekt ndoshta nuk kryhet. Delet votuese do ta miratojnë këtë kontratë. Presidenti nuk besoj që ka për tu kthyer ligjin, ndërsa komisioni evropian mund të bëjë diçka ndoshta”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb