Partia Demokratike hodhi akuza sot në drejtim të kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij, duke thënë se ai vetëm mashtron kuksianët ese nuk po ndërtohet as Aeroporti i Kukësit.

Menjëherë pas kësaj, ka reaguar ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku. Kjo e fundit shprehet se Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit është realitet dhe thotë se opozita hedh baltë për çdo projekt që bëhet në dobi të shqiptarëve.

Statusi i saj:

Baltë mbi çdo punë të mirë, çdo projekt që gjeneron punësim e mirëqënie për çdo shqiptar.

Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit është realitet. Punimet civile do të zgjasin 12 muaj dhe dorëzimi për operim 24 muaj. Kush e ka të paqartë këtë? Askush, thjeshtë pak baltë edhe për sot.

 (d.xh/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb