Është mbajtur sot Konferenca Kombëtare e Kërkimit Shkencor 2022, me titull “Impakti i Kërkimit Shkencor në Ndërkombëtarizimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë në Shqipëri”.

Në këtë konferencë u diskutuar praktikat më të mira të bashkëpunimit të Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Informacionit (AKKSHI) me universitet shqiptare dhe kërkuesit shkencor në kuadër të Programeve Kombëtare të Kërkim Zhvillimit, si dhe projekteve dypalëshe dhe ndërkombëtarizimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë.
Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Informacionit, si dhe përfaqësues të universiteteve publike dhe jopublike.

Në fjalën e saj Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi theksoi mbështetjen për kërkimin shkencor në universitete dhe angazhimin e përbashkët në funksion të ndërkombëtarizimit të universiteteve.

“Që një universitet i huaj prestigjioz të pranojë të ketë një program studimi të përbashkët apo të dyfishtë me universitetet tona, do të thotë që ne duhet të rritemi në nivelin e tyre për sa i takon standardeve dhe cilësisë” – theksoi Kushi.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ajo shtoi më tej se synimi është që të rinjtë dhe të rejat shqiptare të kenë diploma me të njëjtën vlerë si të rinjtë dhe të rejat kudo në Evropë dhe botë. Qëllimi më final është që ne t’i ofrojmë të ardhme të rinjve dhe të rejave këtu. Kjo është një mënyrë që ata t’i mbajmë këtu, ta kenë të ardhmen këtu dhe të japin kontribut për veten e tyre në radhë të parë, por edhe për vendin.

Ministrja Kushi tha se ndërkombëtarizimi nxit më shumë kërkimin shkencor dhe nga ana tjetër kërkimi shkencor i vjen shumë në ndihmë ndërkombëtarizimit. Shumica e universiteteve që sot kanë lidhur marrëveshje, janë nisur nga bashkëpunime të mëparshme për ndonjë projekt Erasmus apo ndonjë konferencë shkencore të përbashkët.

Ajo shtoi se universitetet duhet që punën kërkimore shkencore ta lidhin me zhvillimet e kohës, tendencat e një botë shumë dinamike. Kushi bëri edhe një herë thirrje që universitetet të rrisin edhe më shumë përfitimet nëpërmjet aplikimit për projekte në programin e madh “Horizon Europe”.

Ministrja Kushi ka kërkuar që edhe për kërkuesit, studentët, pedagogët, akademikët apo profesorët të shfrytëzojnë më shumë literaturën bashkëkohore nga biblioteka digjitale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb