Universitetet publike investuan shuma krejt të papërfillshme vetëm 0.2% të buxheteve për studime dhe kërkimin shkencor si dhe për të pasuruar bibliotekat e tyre por nga ana tjetër shpenzuan miliarda për siguri, rrethim godinash dhe mirëmbajtje të gardheve rrethuese, honorare dhe shpërblime.

Universiteti i Tiranës, Universiteti i Mjekësisë, i Durrësit, i Shkodrës, i Elbasanit, i Korçës dhe Politekniku ishin shtatë universitetet që u monitoruan me fokus investimet dhe nivelin e transparencës për periudhën 2022-2023.

Shtatë Universitetet publike shpenzuan 2.4 milion euro për ruajtjen e godinave të tyre dhe 2.9 milionë euro për honorarë dhe shpërblime dhe rreth 600.000 euro për pajisjet e zyrave dhe orenditë.

Universiteti i Tiranës ka shpenzuar edhe 637.454 mije euro për sigurimin e ndërtesës ndërsa 60 mijë euro u shpenzuan për ceremonitë pasohet nga Universiteti i Mjekësisë i cili shpenzoi 41 mijë euro për ceremonitë. Ndërsa universiteti i Elbasanit ka shpenzuar 590 mijë euro për sigurimin e godinës së tij me 19 roje.
Në një raport të fundit të Qëndresës Qytetare vihet re se universitetet shpenzojnë shuma të mëdha për orendi, dieta, letra A4, bojëra printeri dhe organizim ceremonish.

Universiteti më i madh i Tiranës shpenzoi 380 mije euro për blerjen e mobiljeve dhe orendive, 160 mijë euro shpenzoi për bojë printeri dhe letra A4 si dhe 103 mijë euro për detergjente.

Çudi bën universiteti i Shkodrës pasi për një vit nuk ka shpenzuar asnjë qindarkë për libra ndërsa gjashtë universitetet e tjera së bashku kanë shpenzuar 225 340 mijë euro për librat. Universiteti Fan Noli 35 mijë euro i ka shpenzuar për udhëtime
I vetmi që nuk ka kryer shpenzime ne zërin studime dhe kërkime shkencore është UMT.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb