Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video, nga bashkëbisedimi i ministres së Arsimit Evis Kushi me mësuesit dhe nxënësit në shkollat e Durrësit.

Kushi ka mbikëqyrur procesin mësimor, ndërsa shprehet se vë re me kënaqësi që nxënësit po respektojnë rregullat ndaj koronavirusit.

Më tej, Kushi theksoi se edhe në Shqipëri shkollat janë hapur, pas marrjes së mendimit të ekspertëve, duke vlerësuar se masat ndaj Covid-19 janë të detyrueshme për të gjithë.

Masat ishin të respektuara. kam ardhur këtu në Durrës për të parë si ecën procesi mësimor. Ne kemi parë edhe vendet e tjera, por duke marrë edhe mendimin e ekspertëve, ne duhet që të respektojmë edhe rregullat ndaj Covid-19.

Kemi marrë masa për të mbështetur familjet. më vjen mirë që nxënësit janë me maska, mbajnë distancë sociale dhe dizinfektohen”, u shpreh Kushi.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb