Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, thotë se në prioritetin e objektivave është vendosur edhe investimi në fëmijërinë e hershme.

Sipas Nikollës duke investuar në fëmijërinë e hershme, aq më i lehtë bëhet kalimi në klasën e parë.

“Në 4 vite kemi përmbushur gjithë strukturën e arsimit parauniversitar. Plotësuam një set dokmentash që ta kishim në koherencë procesin ku lëviz dija. Qasja e re e formimit është një reformë sistematike. Kjo është rruga e duhur.

Duhet të kemi masivizim të fëmijëve në kopshte dhe të rrisim aksesin në këto institucione. Procesi i decentralizimit ka bërë që institucionet e parashkollorit i kanë kaluar bashkive por ne nuk do të tërhiqemi dhe nuk tolerojmë që investime që vijnë nga buxheti i shtetit të mbeten në mes të rrugës. Mësuesit e parashkollorit do të përzgjidhen përmes portalit “Mësues për Shqipërinë”.Programet e ciklit të ulët kanë nevojë për t’u reformuar dhe duhet që ata të ecin me ritmin e duhur,” tha Nikolla.

Ministrja gjithashtu tha se mësuesia është sot zgjedhje e tretë e maturantëve pas ekonomisë dhe shkencave sociale, ndryshe nga më parë që zgjidhej vetëm nga nxënësit e dobët.

“Nje lajm i mire sot është ajo qe ne sollem si priotitet, dhe mesuesia filloi të japë frytet e veta. Në informacionet qe ne kemi, mesuesia nga nje fushë qe renditej shume poshtë në kerkesa, sot ajo renditet e treta pas ekonomisë dhe shkencave sociale. Mësuesia ishte zgjedhja e fundit e maturanteve me te dobet. Maturantet qe zgjodhen mesuesine e kane mesataren mbi 7 sot,” tha Nikolla.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb