TIRANE- Ministrja teknike e Arsimit, Mirela Karabina në një intervistë për ‘Njerëz në Fokus’ në “News24” deklaroi se gjatë punës se saj pas marrëveshjes së 18 majit mes PS-PD është penguar të bëjë monitorimin e administratës.

Ministrja e emëruar nga PD theksoi se që pas marrjes së detyrës nga ajo faqja zyrtare e MAS nuk është rifreskuar me asnjë aktivitet, për shkak të ‘vendimit’ të drejtoreshës së IT, Ornela Kolekës, me urdhër të Sekretarit të Përgjithshëm, Plarent Ndreca. Karabina tha se ajo dhe këshilltarët e saj nuk kanë akses në servera dhe tek kamerat, pasi çelësat e zyrës së IT, i disponon drejtoresha, për të cilën është kërkuar pezullim nga detyra.

“Përfshirja në fushatë nuk do të thotë që të marrësh pjesë në fushatë, por duke mospërdituesuar punën e ministres, apo ankesat dhe denoncimet. Ministrja e Arsimit nuk ka akses në faqen e MAS. Kemi kërkuar përgjigje, por çfarë përgjigje mund të ketë? Në momentin kur në faqe nuk jepet asnjë lloj aktiviteti. Aty janë ish-ministra dhe ish-këshilltarët. Ky është një lloj bashkëpunimi nga administrata e MAS. Por drejtoresha e IT thekson se leja duhet të jepej nga sekretari i përgjithshëm dhe siç dukej ai s’ja jepte lejen. Ministrja nuk ka akses as në kamera, as në servera dhe kjo më çon në dyshime se çfarë fshihet. Kam pasur nevojë të hap derën e IT, por dera është e mbyllur”, pohoi ministrja teknike e MAS, shkruan ‘BalkanWeb’.

Faqja e MAS
Faqja e MAS

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: